Zëdhënësi i MSH në Kosovë: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar me COVID-19

schedule22:46 - 25 Tetor, 2020

schedule 22:46 - 25 Tetor, 2020

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë Faik Hoti ka bërë një thirrje për të rinjtë duke u kërkuar atyre të shmangin infektimin me Covid-19 për të shpëtuar gjyshërit e tyre nga kjo sëmundje. Mesazhin ai e postoi ditën e sotme teksa publikoi një artikull të gazetës “The Wall Street”, sipas të cilës vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka filluar të përhapet nga të rinjtë tek të moshuarit.

Ai tha se nga të dhënat ka rezultuar se  infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të një familje.

“Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Koronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e Coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare”, shkruan Hoti./mv. abcnews.al