Zbulohet zakoni i Mbretit Karli III para gjumit

schedule17:37 - 9 Gusht, 2024

schedule 17:37 - 9 Gusht, 2024

Mbreti Karli III është i zënë, por gjumi është thelbësor për të pushuar dhe qetësuar shpirtin e tij. Në episodin e fundit të A Right Royal Podcast, prezantuesit Emily Nash dhe Emmy Griffiths folën me redaktorin mbretëror të HELLO!, duke treguar se monarku nuk fle kurrë me jorgan.

Duke folur për mënyrën se si motra e Mbretëreshës Camilla, Annabelle Elliott, dekoroi hapësirat private të çiftit mbretëror, tha: “Ajo ka folur pak në të kaluarën për shijen e mbretëreshës dhe faktin që Karli pëlqen detajet. Ai është shumë i interesuar për mobiljet. Dhe një herë në një intervistë ka treguar se nuk i pëlqejnë jorganët!”.

“Unë mendoj se ai është një burrë që dëshiron çarçafë dhe batanije tradicionale. Familjes mbretërore i pëlqejnë disa tradita”, shtoi redaktori mbretëror.

Ish-specialisti i tij i komunikimit Julian Payne konfirmoi gjithashtu se Karlit i pëlqejnë kushtet e ftohta, duke thënë për Sunday Times: “Mbreti i ka gjithmonë dritaret hapur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!