Zbulohet ekipi i ri i Cavanit, Rodriguez: Pyeteni vetë, nëse s’më besoni

schedule18:13 - 7 Prill, 2020

schedule 18:13 - 7 Prill, 2020

Në fillim Atletico Madrid dhe pastaj Napoli. Edinson Cavani vazhdon të ketë oferta të shumta, aq më tepër për faktin që në fund të këtij sezoni del lojtar i lirë. Sulmuesi uruguaian duket se e ka vendosur skuadrën e ardhshme, lajm që publikohet nga Cristian Rodriguez.

Ky i fundit është një nga miqtë e “El Matador” dhe kanë luajtur së bashku në kombëtare për vite me radhë. Ish-mesfushori i Altetico Madrid është pjesë dhe kapiten i Penarol prej vitit 2017 dhe flet rreth Cavanit në një deklaratë të dhënë Locos x el Futbol.

Kam autorizim nga Edi për ta thënë diçka të tillë, merreni dhe pyeteni nëse nuk besoni. Ai është shumë afër ardhjes te Penarol, kaq mund të them për momentin”, deklaron Cristian Rodriguez, i cili konfirmon rikthimin e sulmuesit të PSG-së në shtëpi pas 13 viteve të kaluara në Evropë. /abcnews.al