Zbrazen spitalet, në Prizren, Pejë dhe Vushtrri asnjë i infektuar me Covid-19

schedule10:21 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:21 - 22 Tetor, 2021

Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë, aktualisht s’ka asnjë pacientë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Po ashtu,  ShSKUK ka bërë të ditur se në të tjerë spitale  dhe QKUK janë duke u trajtuar 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.” /abcnews.al/