Zbardhet misteri i 58 viteve, si policia gjeti viktimën e 5-të përmes simbolit nazist

schedule12:42 - 1 Tetor, 2022

schedule 12:42 - 1 Tetor, 2022

Policia britanike ka nisur hetimet në Saddleworth Moor afër Mançesterit pasi sipas informacioneve është gjetur një kafkë që mund të jetë e viktimës, Keith Bennett, shkruajnë mediat e huaja.

Keith u vra 58 vite më parë në moshën 12 vjeçare nga Ian Brady dhe Myra Hindley, por trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Brady vdiq në 2017 dhe Hindley në 2002.

Policia e Mançesterit u njoftua për zbulimin e një prove kaq të rëndësishme të enjten në mëngjes, nga një grup të cilët po kërkonin trupin e Keith. Ndërsa policia tha se ishte shumë herët për të konfirmuar nëse mbetjet njerëzore i përkasin viktimës, ata kanë informuar anëtarin më të afërt të mbijetuar të familjes së Keith, vëllain e tij Alan.

Ekipet e mjekësisë ligjore u detyruan të ndalojnë punën në vendin e krimit rreth orës 16:45 të së premtes për shkak të motit të keq.

Ndërsa, ekipi pritet  të fillojë punën mëngjesin e së shtunës. Nëse eshtrat identifikohen si të Keith-it, kjo do të jetë tragjike pasi krimi është kryer vetëm disa qindra metra larg nga vendi ku nëna e tij, Winnie Johnson, u fotografua rregullisht, pasi u kthye në Saddleworth Moor përpara vdekjes së saj në gusht 2012, raporton abcnews.al.

Russell Edwards, i cili ka kaluar vite duke u përpjekur për të gjetur eshtrat e tyre, kontaktoi detektivët pasi gërmuan në një zonë të dyshuar dhe zbuluan eshtrat njerëzove. Të enjten mbrëma, ai lajmëroi policinë  dhe oficerët e specializuar tani po gërmojnë në zonë.

Detektivët po analizojnë një mostër të vogël të mbetjeve dhe disa veshje.

“Rreth orës 11:25 të mëngjesit të së enjtes 29 shtator 2022, policia e Mançesterit  u kontaktua nga përfaqësuesi i një autori që ka hulumtuar vrasjen e Keith Bennett, një viktimë e Ian Brady dhe Myra Hindley,” tha  policia e Mançesterit në një deklaratë.

Sipas policisë, Brady planifikoi me përpikëri se ku do t’i varroste viktimat e tij, sepse donte të krijonte formën e svastika(një simbol nazist). I fiksuar pas nazizmit, Brady mblodhi reliket gjermane të Luftë së Dytë Botërore dhe lexoi  librin e Hitlerit Mein Kampf.

Autori beson se Brady i rregulloi qëllimisht varret në mënyrë që të mund të krijonte formën e simbolit nazist svastika duke vendosur viktimat e tij femra – Pauline Reade, 16 vjeç dhe Lesley Ann Downey, dhjetë  në njërën anë të A635 dhe djemtë John Kilbride, 12, dhe Keith Bennett, gjithashtu 12 vjeç nga ana tjetër.

Disa orë përpara se të rrëmbente viktimën e parë më 12 korrik 1963, Brady i tha Hindley-t se donte të ‘krente vrasjen e tij të përsosur’. Ai duket se është frymëzuar nga një libër, të cilin ai ia dha Hindley-t për ta lexuar, raporton abcnews.al.

Një nga romanet më të shitur të vitit 1957, ai u bazua në Nathan Leopold dhe Richard Loeb, dy të rinj nga familje të pasura që vendosën të kryenin një rrëmbim dhe ‘vrasje të përsosur’ në vitin 1924, por që u arrestuan nga policia.

Edwards beson se disa pjesë të romanit të vitit 1959, me protagonist Orson Welles, frymëzuan Bradyn dhe mund të shpjegojnë pse ai kishte në shënjestër Keith, i cili ishte në të njëjtën moshë dhe mbante syze identike.

“Në fillim të ronanit është një kthesë e rëndësishme në rrugë, të cilën e identifikova menjëherë si të njëjtin lloj kthese në rrugën ku ishin varrosur fëmijët,” tha ai. “E gjithë kjo është pjesë e planit të tyre. Ai ishte obsesiv.’

Keith u pa për herë të fundit nga nëna e tij në mbrëmjen e 16 qershorit 1964 pasi u largua nga shtëpia në Eston Street, Longsight, Mançester, rrugës për në shtëpinë e gjyshes aty pranë.

Viktimat e tjera të Brady dhe Hindley, të cilët u vranë në dhe përreth Mançesterit, ishin Pauline Reade, 16 vjeç, e cila u zhduk rrugës për në një klub më 12 korrik 1963; John Kilbride, 12 vjeç, i cili u rrëmbye në nëntor të po atij viti; Lesley Ann Doëney, 10 vjeç, e cila u josh në një panair argëtimi në  1964; dhe Edward Evans, 17 vjeç, i cili u vra me sëpatë në tetor 1965.

Vrasësit u kapën pas vrasjes së Evans, dhe trupat e Lesley dhe John u gjetën në male. Të dy Brady dhe Hindley u kthyen në Saddleworth Moor për të ndihmuar policinë të gjente eshtrat e viktimave , por vetëm trupi i Pauline u gjet.

Brady pretendoi se nuk i kujtohej se ku e kishte varrosur Keith. Trupi i Keith është i vetmi që ende nuk është gjetur.

/abcnews.al