Yuri Kim në Vlorë: Sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë

schedule10:38 - 16 Prill, 2021

schedule 10:38 - 16 Prill, 2021

Ambasadorja Yuri Kim e ka quajtur frymëzuese vizitën e saj në Vlorë, Risili dhe Fier. Ambasada ka publikuar deklaratën e saj pasi vizitës ku Kim shprehet se ka parë që drejtuesit e shoqërinë civile kishin kapërcyer sfidën e COVID dhe tashmë po vijojnë punë e tyre.

Kim thekson se i kanë bërë shumë përshtypje të rinjtë që votojnë për herë të parë, shqetësimet e tyre dhe ajo që shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Ajo shton se sa më shumë vende viziton aq më shumë e do Shqipërinë.

“Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.

 

Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë”! shprehet Yuri Kim./mv.abcnews.al