Ylli i muzikës koncert për të luftuar Sindromën Lyme: Është një pandemi globale

schedule12:56 - 23 Shtator, 2020

schedule 12:56 - 23 Shtator, 2020

Avril Lavigne ka njoftuar një koncert që do të mbahet më 24 tetor, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve dhe ndërgjegjësimin ndaj sindromës Lyme, nga e cila vuan. Të ardhurat do të shkojnë për Aleancën Globale Lyme dhe Fondacionin Avril Lavigne.

Koncerti do të jetë ndoshta shansi i vetëm për fansat e këngëtares për ta parë atë duke performuar këtë vit. “Unë jam aq entuziaste për fansat dhe miqtë në të gjithë botën që do të duan të bashkohen me mua si të ftuar specialë për #FightLyme, që do të mbështesë komunitetin e prekur nga Lyme”, shkroi këngëtarja në rrjete sociale.

Për këtë arsye, e detyruar nga pandemia Covid-19 të mos jetë në gjendje të performojë para një publiku të madh, ka zgjedhur të ndjekë gjurmët e shumë kolegëve të saj që po kanë mbajtur koncerte live nga shtëpia muajt e fundit.

 

View this post on Instagram

 

I’m so excited to invite you to join me and some VERY special guests for #FightLyme, a virtual concert to benefit the Lyme community. 100% of the proceeds go to The Avril Lavigne Foundation and Global Lyme Alliance. Since Lyme disease is a global pandemic but not a global priority, we need all the help we can get to eradicate Lyme. Not being able to bring my show to everyone in person this year, I thought it was a good time to have some fun while we raise funds. Please join us on October 24. Tickets are on sale now at www.AVRILLAVIGNE.COM, along with an exclusive event t-shirt and a limited number of VIP Soundcheck passes! Your ticket purchase helps us save lives. See you at the show!

A post shared by Avril Lavigne (@avrillavigne) on

“Meqenëse sëmundja Lyme është një pandemi globale, por jo një përparësi globale, ne kemi nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrim për të çrrënjosur Lyme. Duke mos qenë në gjendje që ta zhvilloja shfaqjen time për të gjithë personalisht këtë vit, mendova se ishte një kohë e mirë për t’u argëtuar ndërsa ne mbledhim fonde.“, shtoi këngëtarja. xh.d/abcnews.al