Xhixha në stol, Arapi i beson titullarëve që mposhtën Kukësin, formacionet

schedule15:55 - 4 Maj, 2022

schedule 15:55 - 4 Maj, 2022

Tirana dhe Teuta do të përballen mes tyre në sfidën e javës së 32-të të Abissnet Superiore, takim  shumë i rëndësishëm si për bardheblutë ashtu edhe për durrsakët.

Kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren për t’u kurorëzuar kampionë përballë kampionëve aktual, ndërsa nga ana tjetër durrsakët do të tentojnë që pas fitores me Kukësin të mposhtin edhe kryesuesit.

Orges Shehi do të ketë mungesë të sigurt De Silvën, ndërsa Xhixha do të ulet në stol, duke nisur titullarë Gjumsi dhe Hoti.

Nga krahu tjetër Renato Arapi iu beson lojtarëve fitues, teksa nuk ka preferuar të bëjë ndryshime.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Gjumsi, Hoti, Seferi. Trajner: Orges Shehi

Teuta: Qirko, Idrizaj, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli, Daja, Aleksi, E.Vila, Peposhi, L.Vila, Hebaj. Trajner: Renato Arapi. /f.a/abcnews.al