Xhamia në fshatin Rusan të Delvinës, pikë ndalese për turistët

schedule18:30 - 27 Qershor, 2020

schedule 18:30 - 27 Qershor, 2020

Rusani është fshat në Delvinë plot histori. Ka të paktën 6 shekuj që ekziston, por ka pësuar ndryshime që të befasojnë dhe nisin nga emri i tij.

“Mendohet se në këto faqet e kodrave ishte e mbushur me rrush dhe fshati para sllavëve quhej rrush. Me pas u quajt Rrusan”, ka thënë historiani. Po teksa kërkojmë të mësojmë më shumë përballemi me këtë objekt kulti që s’mund ta mendonim kurrë që u ngrit nën rrënojat e një Manastiri.

Objekti që është xhamia sot mendohet se ka qenë manastir këtu para 1500 vitesh. U ndërtua nga dy vëllezër Gjini dhe Aleksi të cilët kanë ndërtuar dhe kroin aty më poshtë. Më pas u ndërtua xhamia me atë tuben dhe minaren. Më pas janë shtuar dhe 4 turbe. U bë një gërshetim mes xhamisë dhe teqesë”, është shprehur ai. 

Nga përhapja e fjalës nga brezi në brez shumë banorë e njohin këtë objekt të rrallë kulti me emrin e vjetër të dy vëllezërve katolikë. Mësuesi sqaron se dhe emri është ndryshuar.

Flitet si xhamia e Gjin Aleksit, por ne fakt quhet si xhamia e Abanoz Beut. Arkivoli ka qenë këtu. E mbaj mend që ishte deri në 1967”, ka thënë ndër të tjera për Abc News.

Po regjimi komunist pas vitit 1967 e ndali ushtrimin e ceremonive fetare. Burgosi klerikë, shembi kisha dhe xhami. Ndaj pas ndryshimit të sistemit. Nisi restaturimi i tyre. 

Pas vitit 1990 bashkëfshatarët e mijë e ndërtuan akivolin prapë, por se di pse u hoq tani”. 

Po tani nuk e di pse e hoqën. Kjo xhami turbe për shkak dhe të historisë tërheq shumë turistë, të cilët mikpriten nga banorët. Një prej tyre thotë se dera e banesës së saj sa është e hapur dhe nuk lë askënd të ike nga fshati pa e gostisur.

“Si zakonisht që vijnë turistë në çdo vend unë u nxjerr ndonjë gjë për të ngrënë dhe te porta dal dhe i qeras, pasi futemi në xhami ato mbarojnë dhe punë”, ka thënë një ndër banoret e lagjes.

Interes kanë shfaqur dhe turistë huaj, zonja gatuan dhe ushqime tradicionale të cilat ua shërben turistëve. /abcnews.al