Një aksident i rëndë ka ndodhure në aksin Kardhiq – Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës.
Dy automjete janë përplasur, teksa një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.
Një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë./abcnews.al


