Xhaka & CO. pre e komenteve raciste, kompania londineze gjen zgjidhjen perfekte

schedule14:05 - 16 Shkurt, 2021

schedule 14:05 - 16 Shkurt, 2021

Në javët e fundit një nga temat më shqetësuese në Britaninë e Madhe janë komentet raciste dhe abuzuese të tifozëve në rrjetet sociale ndaj lojtarëve të ndryshëm. Pas shumë apelesh nga trajnerë të Premier Leagueapo dhe nga vetë futbollistët, më në fund një firmë teknologjike ka bërë hapin e parë në këtë “luftë”.

Bëhet fjalë për kompaninë “Signify”, që qendrën e saj e ka në Londër. Duke përdorur inteligjencën artificiale dhe informacionin e disponueshëm publik, ata kanë arritur t’i provojnë gjigantëve të Twitter, Facebook e Instagram se është krejtësisht e mundur për të gjurmuar abuzimet dhe të demaskohen autorët.

Kompania ndau punën e bërë me “Sportsmail”, ku në fokus ishin katër lojtarë të Premier League: Hector Bellerin, Antonio Rudiger, Granit Xhaka dhe Harry Kane. Në 30 ditët e fundit janë bërë më shumë se 800.000 postime për këta emra, ku kompania identifikoi rreth 3.500 mesazhe raciste dhe joetike ndaj tyre.

Komentet e tifozëve janë nga më të ndryshmet dhe lojtarët bëhen pre e kërcënimeve me jetë, mesazheve, raciste, fetare apo dhe ngacmuese. Tashmë Signify po diskuton dhe me klubet e Premier League se si ata mund t’i mbrojnë lojtarët e tyre,  të cilët sulmohen në rrjetet sociale. /abcnews.al