Xhafaj: Duhet një propozim i integruar për hapjen e listave! Të dëgjohen variantet e opozitës

schedule12:47 - 28 Shtator, 2020

schedule 12:47 - 28 Shtator, 2020

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve i mbledhur sot në Kuvend për të diskutuar propozimet për hapjen e listave që të bëhet një propozim i integruar që bën bashkë të gjitha variantet e partive.

Xhafaj tha se kjo është e vetmja formë për të hedhur në tryezë të gjitha propozimet por edhe të shmangur përplasjet politike mes palëve.

“Duhet të kemi një tekst të integruar për të parë qasjet ku afrohemi dhe ku nuk afrohemi. Propozimi i Murrit mua m’u duk interesant. Është e domosdoshme për të krijuar transparencë dhe për të mos krijuar përplasje brenda grupeve politike. Po t’i shohim këto të integruara në një tekt mund të kemi kohë të shohim të gjitha propozimet”, tha Xhafaj./mv. abcnews.al