Xavi: Ishim efikasë, provuam të bënim eksperimente me lojtarët

schedule09:25 - 11 Maj, 2022

schedule 09:25 - 11 Maj, 2022

Barcelona fitoi 3-1 përballë Celta Vigos mbrëmjen e djeshme. Një fitore kjo që i siguron katalanasve një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Pas kësaj ndeshje, trajneri Xavi Hernandez ka folur për djemtë e tij dhe eksperimentet që bëri në këtë takim, teksa shprehet gjithashtu se të besuarit e tij bënë një lojë të mirë.

“Ishim efikasë, por nuk e kemi bërë një lojë të mirë. Kur e morën superioritetin numerik ishte më e lehtë, ndërsa 11 kundër 11 na mungoi qartësia e lojës, sidomos në pjesën e parë.

Kemi provuar ta ndryshojmë sistemin, duke e provuar lojën me tre qendërmbrojtës, me Jordi Alban e Dani Alvesin, që hynin në thellësi të fushës nga krahët. Nuk kemi ushtruar shumë për këtë konfigurim dhe nuk ishim rehat me këtë formacion, kështu që në fund e ndryshuam modulin e ri. Duke e thënë këtë, gjërat nuk ishin të qeta”, përfundoi Xavi. /f.a/abcnews.al