Xavi dhe Barcelona marrin “bekimin” e Messit për t’u ribashkuar

schedule12:49 - 28 Tetor, 2021

schedule 12:49 - 28 Tetor, 2021

Kërkimi i një trajneri të ri për Barcelonën është në proces pasi Ronald Koeman u shkarkua të mërkurën në mbrëmje pas humbjes kundër Rayo Vallecanos.

Pas shkarkimit të holandezit, klubi ia ka bësuar stolin përkohësisht trajnerit të të rinjve, por Leo Messi e di se kë dëshiron dëshiron të marrë frenat e klubit.

Leo i dha  fund marrëdhënies së tij të gjatë me Barçën këtë verë, ku ai nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me PSG, por mendimet e tij për lëvizjet në klub kanë pasur gjithmonë ndikim.

Ylli argjentinas donte që ish-shoku i tij i skuadrës Xavi Hernandez të merrte drejtimin e katalanasve para se ai të largohej për në Paris.

Xavi u emërua trajner i Al Sadd në vitin 2019 mes spekulimeve të vazhdueshme se ai një ditë do të kthehej te Barcelona për të drejtuar ekipin e parë.

Një raport nga  Cadena Cope përshkruan se si ai është kandidati i preferuar i klubit për të zëvendësuar Koeman dhe gjithashtu pretendon se ish-mesfushori qëndror ka marrë bekimin e Messit. r.t/abcnews.al