Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Wendt: Duam një SPAK, apolitik/ Seanca në senat: Luftë kundër trafiqeve, siguri për Shqipëri e SHBA

schedule19:16 - 20 Maj, 2026

schedule 19:16 - 20 Maj, 2026

Eric Wendt, Gjenerali me Tri Yje i ushtrise Amerikane I nominuar nga Presidenti Amerikan Donald Trump per Rolin e Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi u perball kete te merkure me pyetjet e Komitetit te Jashtem te Senatit Amerikan mbi prioritetet e tij sa I perket kesaj detyre.  Gjenerali I cili nisi fjalen e tij me vleresimin per shqiptaret si njerez besnik dhe me guxim si te Skenderbeut nga ajo cfare kishte pare me Misionet e tij ne NATO ia doli te tregoje se ishte I mireinformuar se cfare ndodh me vendin tone edhe ne raport diplomatik dhe me Interesat e qeverise se Shteteve te Bashkuara.

Eric Went garantoi se do te punoje per te mbeshtetur SPAK ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe Krimit transatlantik ndersa Vleresoi Strukturen Anti korrupsion si nje strukture te Pavarur dhe Apolitike. Senaca  nisi me Jeanne Shaheen, Senatoren Demokratike te Nju Hempshir e cila ngacomoi Wend duke thene se ndihet mire qe ne Shqiperi Shtetet e Bashkuara duan te dergojne si Ambasador dikend qe do te qendroj sy me sy me kryeministrin Rama per shkak te gjatesise se tyre.

“Siç thashe jam nje mbeshtetese e madhe e partneritetit qe Shtetet e Bashkuara kane pasur me Shqiperine. E gjej interesante qe ju do te qendroni perball Kryeministrit Rama, duke qene vete nje burre I gjate ju do te qendroni perballe nje burri te gjate.”



“SPAK-u, nga gjithçka që kam lexuar ka qenë një organizatë shumë e vlefshme. Ka qenë apolitike. Ka qenë e pavarur. Prandaj, nëse konfirmohem, sigurisht që mund të angazhohem për të çuar përpara dhe mbështetur vazhdimin e funksionimit të tyre apolitik dhe të pavarur. Ju përmendët gjithashtu organizatat kriminale ndërkombëtare kundër të cilave ata po punojnë. Ata kanë qenë të paçmueshëm. Shkëmbimi i informacionit me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit në Tiranë, me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në, zyrën e DEA-s që ndodhet aty, ka qenë i pandërprerë. Ka qenë transparent. Dhe më është thënë përsëri, po flas bazuar në atë që kam lexuar, se kjo ka çuar në ndjekje penale kundër elementëve kriminalë në Shtetet e Bashkuara dhe në qytete amerikane. Gjithashtu, së fundmi, në një operacion për bllokimin e disa tonëve kokainë që vinte nga Karaibet.”

Ndonese ndodhej perballe Komitetit te Jashtem te Senatit Amerikan per tu degjuar se perse ai duhet te miratohet per te qene Ambasadori Amerikan ne Shqiperi, Eric Wend u duk se nuk e harroi detyren e tij te gjeneralit kur theksoi rendesine qe do te kete per NATO-n Porto Romano duke theksuar se prioritet I Detyres se tij eshte edhe forcimi ushtarak I Shqiperise e cila eshte zotuar per te rritur shpenzimet e saj ushtarake ne 5% te prodhimit te brendshem Bruto deri ne vitin 2035.

Permendja e porto romanos nuk do te kishte rendesi nese Sali berisha ne tirane nuk do ta kishte etiketuar si aferen me te madhe korruptive te qeverise.

Por ambadadori wendt theksoi se porto romano nuk ishte vetem objektiv I qeverise rama

Teksa garantoi se do te mbeshtese sundimin e ligjit dhe nje klime te favorshme Biznesi per investmet Amerikane, Eric Went u pyet se kush do te jete qasja e tij ndaj projekteve qe dhendrri I Donald Trump po zhvillon ne Shqiperi. Gjenerali me Tre Yje I cili pritet te jete Ambasadori Amerikan ne Shqiperi arriti te jap nje pergjigje te qarte kur u pyet se nese do te favorizonte Familjen Trump duke thene se synimi I tij I vetem eshte qe ne Shqiperi te vije te beje punen e tij, dhe kjo pune perfhsin mbeshtetjen dhe suportin per cdo biznes Amerikan.

“Ajo cfare une di eshte se puna ime si Ambasador I Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi do te jete te lehtesoj bizneset Amerikane, dhe nese ata kryejne biznes ne Shqiperi te gjihe ata jane biznese amerikane pa trajtim preferencial ose nencmues. Puna ime eshte te qe te ndiqet sundimi I lighgiht dhe fusha e lojes te jete e barabarte.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!