“Wayne Rooney do të ketë sukses, trajneri perfekt për Manchester United”

schedule16:33 - 14 Mars, 2021

schedule 16:33 - 14 Mars, 2021

Wayne Rooney është golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester United. Ish-sulmuesi i njohur anglez ka nisur karrierën e trajnerit dhe për momentin po drejton Derby në Championship. 35-vjeçari është ambicioz dhe shpreson që të drejtojnë një ditë “Djajtë e Kuq”.

Shinji Kagawa e sheh shumë mirë në atë detyrë në të ardhmen, diçka që e konfirmon në prononcimin e dhënë për Daily Express. Mesfushori japonez, i cili kaloi dy sezone tek United dhe aktualisht është pjesë e PAOK-ut në Greqi, nuk i kursen elozhet për Rooney.

 

Rooney dhe Kagawa

Është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Premier League është kampionati më i rëndësishëm në botë, dhe trajnerët shkarkohen nëse nuk arrijnë rezultate pozitive. Shpresoj që Wayne Rooney të arrijë suksese dhe një ditë të bëhet trajneri i Manchester United.

Ai i ka cilësitë që i duhen për të qenë trajneri i United: ka personalitet dhe përvojë të madhe. Për momentin po drejton Derby, jam i sigurt që do të rritet dhe së shpejti do të korrë suksese në ndonjë skuadër të Premier League“, deklaroi Kagawa. /abcnews.al