EMRAT/ Vunë lëndë plasëse në një banesë në Vorë, arrestohet 27 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

schedule16:03 - 19 Prill, 2024

schedule 16:03 - 19 Prill, 2024

Një 27 vjeçar është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë vënë lëndë plasëse në një banesë në Vorë.

27 vjeçari Oltion Çeça dhe Ajet Doku, gjithashtu 27 vjeç, akuzohen për vënien e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Elton Andteica më 17 Shkurt.

Gazetari Ervin Leka raporton se nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale. Nën hetim janë vënë dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorët.

Në banesat e dy personave të proceduar, policia gjeti sasi municioni luftarak dhe me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë./abcnews.al