Vuçiç nuk merr pjesë? Rama për samitin BE-Ballkani Perëndimor: Do vijë, nuk ka rrugë tjetër! Do të ishte katastrofë për të dhe Serbinë

schedule11:24 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 11:24 - 4 Dhjetor, 2022

Teksa po mbante një bashkëbisedim me gazetarë para samitit të BE me Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për refuzimin e Aleksandër Vuçiç për të marrë pjesë.

“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë” tha Rama.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka folur për mbajtjen e samitit të BE në Tiranë duke thënë se është vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve. Po ashtu thekson se nuk janë penguar asnjëherë për të qenë në tryezën e Europës, ndonëse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE.

/abcnews.al/