Vritet nipi i El Chapo, kartelet rrethojnë qytetin për të gjetur autorin

schedule07:57 - 11 Korrik, 2020

schedule 07:57 - 11 Korrik, 2020

Nipi i Joaquín ‘ El Chapo ‘ Guzmán është qëlluar për vdekje brenda një makine në një sulm që ka ngjallur frikën e një përshkallëzimi në luftërat e kartelit në Meksikë.

Autoritetet në Culiacán, lagja El Ranchero gjetën Enrique Guzmán të ekzekutuar në sediljen e shoferit të një Toyota Corolla të kuqe, e cila ishte shkatërruar nga plumbat.

Hetuesit thanë se 45-vjeçari kishte disa plagë me armë në trup. Anëtarët e familjes së tij e identifikuan trupin e tij para se të dërgohej te ekspertët e mjekësisë ligjore.

Autoritetet e Sinaloa nuk kanë bërë arrestime dhe as nuk kanë dhënë ndonjë motiv për vrasjen e Guzmán, i cili vjen pak ditë pas të një sulmi në fund të qershorit në Sonora nga një bandë e lidhur me djemtë e El Chapo i cili vrau të paktën 10 individë të lidhur me një grup që punonte për Rafael Caro Quintero, famëkeqi i drogës.

Ndërkaq, që në momentet e para kur u mësua për ngjarjen persona të armatosur e të maskuar rrethuan rrugët kryesore në Culiacan, për të kontrolluar mjetet. /abcnews.al