Sulmi rus kundër Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 13-të pas atyre që autoritetet ukrainase i përshkruan si bombardime të intensifikuara të qyteteve të rrethuara dhe një tjetër përpjekjeje të dështuar për të nisur evakuimin e qindra mijëra civilëve nga zonat e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.
Rusia njoftoi një tjetër armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga Ukraina të hënën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.
Dy përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar dhe forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase me raketa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një bojkot global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën, përpara një raundi të tretë bisedimesh midis zyrtarëve rusë dhe atyre ukrainas të planifikuar për të hënën.
Kremlini ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë dhe ka paralajmëruar se çmimi i naftës mund të rritet në 300 dollarë për fuçi nëse aleatët perëndimorë rritin luftën e tyre ekonomike kundër Rusisë duke ndaluar importet e energjisë.
22:51-Zelensky: Nëse unë iki nga Ukraina do të jem gjallë, por jo më një njeri
Presidenti i Ukrainës u bë një hero në sytë e shumë njerëzve që nga momenti kur refuzoi mundësinë e ofruar nga SHBA-të dhe vendet e BE-së që të largohet nga Ukraina, presidenti. Zelensky tha se nuk e ka pranuar këtë alternativë, pasi nëse nëse do të ikte, ati do të ishte një njeri tjetër.
22:25-“Fiken” sistemet e monitorimit të Çernobilit, asnjë sinjal OKB-së pas pushtimit nga rusët
Sistemet e monitorimit të objekteve të mbetjeve radioaktive në Çernobil në Ukrainën veriore kanë ndaluar transmetimin e të dhënave tek mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.
“Drejtori i Përgjithshëm tregoi se transmetimi i të dhënave në distancë nga sistemet e monitorimit të masave mbrojtëse të instaluara në NPP-në e Çernobilit kishte humbur”, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një deklaratë.
21:25-Putini firmos dekretin për ndalimin e eksporteve të lëndëve të para nga Rusia, a është edhe Shqipëria
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për futjen e masave të veçanta ekonomike në tregtinë e jashtme. Dekreti parashikon disa masa të veçanta ekonomike që do të jenë në fuqi deri më 31 dhjetor 2022.
21:20-Zonja e parë e Ukrainës flet për vuajtjet e civilëve: Lufta është vrasje masive
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një profilin e saj në Facebook një shkrim-reflektim mbi luftën Rusi-Ukrainë që ka shpërthyer që prej 24 shkurtit.
Nëpërmjet postimit të saj, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy, flet për vuajtjet e civilëve ukrainas, duke e cilësuar pushtimin rus vrasje masive
21:01-Lufta në Ukrainë, Rusia njofton armëpushim nesër në mëngjes
Rusia do të ndalojë të shtënat nga ora 07:00 GMT të mërkurën (10:00 me orën e Moskës) për të lehtësuar korridoret humanitare, tha agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar të lartë rus.
Korridoret thuhet se do të jenë të hapur nga Kievi, Kharkiv dhe qytete të tjera.
20:49-Zelensky falënderon Biden për ndalimin e importeve ruse të energjisë
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka falënderuar presidentin e SHBA-së Joe Biden, për ndalimin e importeve ruse të energjisë.
Përmes një postimi në Twitter, Zelensky shkruan se SHBA i vjen në ndihmë Ukrainës pas vendimit të fundit për të ndaluar importin e naftës, gazit natyror dhe qymyrit për Rusinë.
Autoritetet në Ukrainë thonë se nuk mundën të evakuonin civilët nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit edhe sot. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk e përshkroi situatën humanitare në terren si “katastrofike”.
20:22-Blinken takim të paparashikuar me Macron në Paris, zbardhet biseda
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken u takua me presidentin francez Macron në Paris për më shumë se një orë
Takimi i tyre, i cili zgjati nga ora 18:05. deri në orën 19:18 me orën lokale. Ky takim vjen një ditë pasi Blinken zhvilloi një bisedë të përbashkët me Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.
20:12-Merret vendimi, avionët e Polonisë i kalojnë Ukrainës. Roli i SHBA-ve dhe reagimi i rusëve
NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29, ashtu siç ishte planifikuar më herët.
Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar, por kërcënimet ruse si edhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin, bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër.
20:05-CIA: 14 mijë rusë janë arrestuar pas protestave kundër pushtimit të Ukrainës
Drejtori i CIA-s, Bill Burns, dëshmoi para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të martën se 14,000 qytetarë rusë janë arrestuar për protesta kundër pushtimit të Ukrainës.
“Ju shihni një numër relativisht të vogël, por shumë rusë shumë të guximshëm në rrugë duke protestuar. 14,000 persona pasi po protestojnë në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës’, tha Burns.
19:34-Pamje si nga “Lufta e Fundit”, Rusia dërgon trenin e blinduar në Ukrainë. Çfarë plani ka Putini?
#Russia‘n armored train arrived in Melitopol (from #Crimea) pic.twitter.com/71DSxQIfxZ
— C4H10FO2P (@markito0171) March 7, 2022
19:30-S’ka më Fast Food për Rusinë, McDonald’s mbyll të gjitha dyqanet në vend
Zinxhiri i dyqaneve me ushqim të shpejt McDonald’s do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha operacionet në Rusi.
BBC shkruan se kompania e ushqimit të shpejtë është jashtëzakonisht e njohur nga qytetarët rusë, me rreth 850 dyqane dhe 62 mijë punonjës në të gjithë vendin.
Mesa duket sanksionet kanë filluar të ndihen mbi popullsinë ruse. Ku një nga treguesit kryesorë është rënia e monedhës vendase Rublës.
19:14-27 ukrainas të vrarë nga rusët në Kharkiv në 24 orët e fundit
27 civilë ukrainas janë vrarë në qytetin verilindor të Kharkivit në 24 orët e fundit, sipas policisë ukrainase.
Qyteti i dytë më i madh i vendit, shtëpia e 1.4 milion njerëzve është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Dje, qindra njerëz u fotografuan të grumbulluar së bashku në stacionin hekurudhor Kharkiv teksa përpiqeshin të hipnin në trena larg qytetit.
19:08-Analiza e Haaretz: Superfuqitë flasin me superfuqi, Putin do të flasë me Biden, jo Zelenskyin
Gazeta izraelite “Haaretz”, ia ka kushtuar një analizë të gjatë përpjekjeve të Izraelit dhe Turqisë, për të ndërmjetësuar në konfliktin Ukrainë -Rusi. Haaretz, shkruan se Erdogan dhe Bennett nuk e kanë staturën për ta bërë një gjë të tillë.
“Superfuqitë flasin me superfuqitë, jo me rivalët rajonalë. Pavarësisht, qëllimeve të mira të Naftali Bennett, Putini dëshiron të flas me Bidenin, jo me Zelenskiyn, kjo është edhe arsyeja që atij nuk i duhet ndihma e Izraelit”, shkruan gazeta. Në këtë mes, gazeta hebraike e skualifikon edhe Turqinë, për shkak se është e rreshtuar me Ukrainën.
18:59-Johnson: Ukrainasit po inspirojnë miliona njerëz, do t’i bëjmë presion Rusisë
Pas fjalimit të presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky para deputetëve, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thotë se qytetarët ukrainas po inspirojnë miliona njerëz me guximin e tyre.
Johnson shprehet se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur që ta furnizojnë me armë ushtarake, për të vendosur sanksione dhe për të shtuar presionin kundër Rusisë dhe pushtimit të saj në Ukrainë.
18:30–Zelensky: NATO ka frikë nga Rusia, Ukraina nuk do të dorëzohet
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka humbur durimin me perëndimin, ndërsa populli ukrainas po përballet i vetëm me agresionin rus.
Gjatë fjalës së tij para parlamentit britanik, Zelensky ka thënë hapur se NATO ka frikë nga Rusia, duke shtuar se kjo është e vetmja arsye që aleanca euroatlantike nuk po ndërhyn në luftë.
18:20-Presidenti ukrainas para britanikëve: Lufta jonë njësoj si ajo e nazistëve
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po mban një fjalim para parlamentit britanik nëpërmjet një lidhjeje me video nga Ukraina.
Gjatë fjalimit Zelensky krahasoi luftën e Ukrainës kundër Rusisë me luftën britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Politikani italian i të djathtës ekstreme, Mateo Salvini, i cili ishte fotografuar më herët në Moskë teksa mbante veshur një bluzë në të cilën ishte vendosur fotografia e Vladimir Putinit, është gjendur përballë momenti aspak të këndshëm për të ndërsa po vizitonte kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.
– Matte, ma sei sicuro di andare in Polonia?
– E certo! Le telecamere sono tutte là. Sarà un grande rilancio per l’immagine del partito, vedrai
– Se lo dici tu…#Przemysl https://t.co/l0p2BkZz7S— Fabio Alisei (@fabioalisei) March 8, 2022
Teksa Salvini po fliste për mediat, kryetari i Komunës së Przemsyl, Wojciech Bakun, ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën dhe duke shfaqur bluzën e me fotografinë e Putinit të ngjashme me atë që Salvini kishte veshur gjatë vizitës në Rusi.
17:58-Bursa e Moskës do të mbetet e mbyllur më 9 mars
Bursa e Moskës do të mbetet e mbyllur më 9 mars, ky ka qenë njoftimi i Bankës Qendrore Ruse në një deklaratë të martën.
Sipas deklaratës, do të lejohen vetëm operacione të kufizuara.
17:42-Lufta në Ukrainë, kompania gjigante e bizhuterive mbyll dyqanet në Rusi
Kompania austriake “Swarovski” njoftoi se po pezullon aktivitetet e saj në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë, duke ndjekur shembullin e shumë kompanive shumëkombëshe që janë larguar nga vendi.
Swarovski sqaroi se vendimi është “i përkohshëm” dhe se është marrë për shkak të “situatës së komplikuar në rajon dhe shqetësimeve në rritje për zhvillimet aktuale
17:30-Letra e 19 kongresmenëve drejtuar Blinken për Ballkanin, si reagoi Departamenti i Shtetit
Kongresmenë amerikanë i kanë shkruar administratës Biden, që të kthejë vëmendjen nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ata i kanë disa propozime se si duhet vepruar me shtetet ballkanike dhe si të shuhet tensioni në to.
Në letër, si një nga top shqetësimet renditet çështja e Kosovës me Serbinë. Në një përgjigje për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
17:27-Amerika shpall ndalimin e naftës ruse
Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur zyrtarisht ndalimin e importeve të naftës ruse si hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës. Ai tha se kjo lëvizje do të thotë se “populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme” udhëheqjes së Putinit.
17:25-Gjermania nis hetimet për krimet e luftës në Ukrainë
Prokurori federal i Gjermanisë ka nisur hetimet për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse nga pushtimi i Ukrainës që prej 24 shkurtit, tha zyra e prokurorit për CNN të martën.
“Zyra e Prokurorisë Federale ka hapur hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një deklaratë dërguar CNN. 16:58-Konflikti në Ukrainë, Gjenerali turk paralajmëroi Luftën e III Botërore
Gjenerali turk në pension Osman Pamukoglu, pati paralajmëruar fillimin e Luftës së III Botërore në vitin 2019-të, ku sipas tij shkaktare do të ishte Rusia, por pjesëmarrëse do të ishin dhe SHBA-të dhe Kina.
Në librin e tij të botuar në vitin 2019-të, Lufta e Tretë Botërore, Pamukoglu shprehu mendimin e tij për “pashmangshmërinë e një konflikti të ri botëror”, i duke theksuar se shihet qartë në sasinë e shpenzimit të parave të superfuqive për qëllime ushtarake.
16:50-Ndikimi i ndalimit të naftës ruse në SHBA
Ndërsa Rusia ka intensifikuar luftën e saj kundër Ukrainës, duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar një krizë masive refugjatësh, presidenti Joe Biden pritet të shpallë ndalimin e importit të karburantit rus. Kritikët e Rusisë kanë thënë se kjo do të ishte mënyra më e mirë – dhe ndoshta e vetmja – për ta detyruar Moskën të tërhiqet.
16:48-Ministri ukrainas iu drejtohet liderëve të botës: Po përballemi me gjenocid, merrni vendime shpejt
Ministri Ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov e ka publikuar një video-mesazh të gjatë në Facebook duke iu drejtuar botës, përcjell Gazeta Express.
Reznikov tha se sot do t’u drejtohet të gjithë liderëve të botës së lirë.
16:33-Një shpërthim tronditi një qytet në Ukrainë, pamjet e shkatërrimit
Gjithçka e shkatërruar ka mbetur në ditën e 13 të luftës. Këto pamje tregojnë pasojat e një shpërthimi në Kalynivka. Korrespondenti i LA Times Marcus Yam shkruan:
“Një shpërthim sapo tronditi qytetin Kalynivka, Ukrainë. Një shtëllungë e errët tymi endet nëpër skajin e pyllëzuar të qytetit. Një roje sigurie thotë se ngjitur është një depo e kimikateve”.
16:30-VIDEO/ Kriminale, tanku rus hedh makinën në erë, vdesin burrë e grua
It was this ?? armored vehicle that killed an elderly couple#Ukraine pic.twitter.com/CbsRxS66j9 https://t.co/IjjBPm0Vqz
— KT CounterIntelligence (@KremlinTrolls) March 8, 2022
Rusët janë duke vrarë edhe civilë tashmë në Ukrainë duke mos bërë dallim me ushtarakët apo objekteve që përdoren për qëllime ushtarake.
Mediat kanë publikuar momentin, kur një tank rus godet me predha një makinë civile duke vrarë në vend një çift të moshuarish.
16:11-FOTOLAJM/ Prekëse, nëna dhe babai takojnë vajzën për herë të fundit para se te shkojnë në front
Mijëra qytetarë ukrainas kanë marrë armët për të mbrojtur vendin e tyre përballë agresionit rus. Luftimet janë duke u kryer thuajse në të gjithë pjesën jugore dhe lindore të vendit, ndërsa fokusi i rusëve janë rajoni i Khersonit, Kharkivi dhe Kievi.
16:11 – Rusët po “frikësojnë” civilët ukrainas
Rusia po përdor korridoret humanitare “për të frikësuar vazhdimisht” civilët ukrainas, tha Dr Hugo Slim, një specialist i ndihmës humanitare. Dr Slim thotë se rusët mund të “luajnë me korridoret humanitare duke u ofruar civilëve mundësinë e arratisjes dhe më pas duke ndërprerë atë”, shkruan BBC.
Sipas specialistit forcat në Ukrainë ka të ngjarë të jenë duke pësuar strategjinë “nënshtrohuni ose vdisni nga uria” të aplikuar nga sirianët dhe rusët në Siri.
15:27- ABC pasqyron eksodin në Kiev, në qytet vetëm burrat
ABC sjell pamjet e largimeve masive nga Kievi. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit po zhvendosen drejt vendeve të sigurta.
Gazetari i ABC në Kiev, Taulant Kopliku tregon se burrat i bashkohen forcave vullnetare për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia.
Taulant Kopliku ishte në stacionin e trenit në Kiev, për të përcjell eksodin që po ndodh në kryeqytetin e Ukrainës për shkak të sulmeve të Rusisë.
15:16- Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ukrainase do të arrijnë të mposhtin forcat ruse. Nën sulmin e bombardimeve të vazhdueshme ruse, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ka arritur ti rezistojë forcave ruse, tha Terekhov të martën, shkruan CNN
Granatimet, sulmet ajrore dhe shpërthimet në lagjet e banuara kanë shkatërruar qytetin verilindor por ai ende nuk ka rënë në duart e rusëve dhe do të arrijë të mposhtë rusët falë ushtrisë ukrainase, këmbënguli Terekhov.
Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv, duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha. Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë urgjente për ushqim, ilaçe dhe rrobat, tha Terekhov.
15:15-Mbi 720 ukrainas nga Sumy u evakuuan përmes korridorit humanitar
723 civilë janë evakuuar përmes një korridori humanitar nga qyteti Sumy në Ukrainë, ka raportuar RIA, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, shkruan Skynews.
Korridori humanitar çon qytetarët nga Sumy në Ukrainën verilindore, në Poltava, në pjesën qendrore të vendit.
Agjencia ruse e lajmeve raportoi gjithashtu se ministria e mbrojtjes e vendit tha se ishin propozuar 10 rrugë, megjithatë autoritetet ukrainase e kanë konfirmuar vetëm një të tillë.
15:07 – Zyrtari amerikan: Rusia po rekruton mercenarë sirianë për të luftuar në Ukrainë
Rusia po përpiqet të rekrutojë mercenarë sirianë për të luftuar në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Ne e konsiderojmë të rëndësishme që presidenti rus Vladimir Putin beson se ai duhet të mbështetet te luftëtarët e huaj për të plotësuar atë që është një angazhim shumë domethënës i fuqisë luftarake brenda Ukrainës,” u tha zyrtari gazetarëve.
Rusia nisi një fushatë ushtarake në mbështetje të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad në vitin 2015, e cila ka qenë vendimtare në kthimin e valës së luftës civile të vendit në favor të qeverisë.
15:06-Ukrainasit u dërgojnë ushtrisë koordinatat e rusëve përmes telefonave
Një kolonë me mjete ushtarake të ushtrisë ruse ka qenë cak i bombardimit të Mbrojtjes ushtarake të Ukrainës të cilët i kanë goditur falë koordinatave të dhëna nga qytetarët ukrainas.
Wherever #RussianArmy comes – there are Ukrainians with mobile phones there, submitting their coordinates to the army.
They can run, but they can’t hide – literally. #StandWithUkraine #putinisfailing pic.twitter.com/I8oXH6LtPG— olexander scherba?? (@olex_scherba) March 8, 2022
Diplomati ukrainas dhe ish-amabsadori i Ukrainës në Austri ka publikuar pamje të ushtrisë ruse në flakë teksa ka shkruar se ukrainasit me telefonat e tyre celularë po ua dërgojnë koordinatat ushtrisë ukrainase se ku ndodhen rusët.
“Kudo që ushtria ruse vjen aty janë ukrainasit me telefona celularë duke ua dërguar koordinatat ushtrisë së Ukrainës. Mund të ikin por s’mund të fshehën”, ka shkruar ai.
15:02-Ukrainasit përballën luftës dhe acarit deri në -20 gradë
Ukraina prej dy javësh po përballet me një sulm agresiv nga pala ruse. Përveç bombave, plumbave dhe largimit nga shtëpitë ukrainasit do të përballen dhe me të ftohtin ekstrem kur pritet që temperaturat të shkojnë deri në -20 gradë.
Weather’s cruel cold blow #Ukraine pic.twitter.com/NCdmgfXjUI
— lyse doucet (@bbclysedoucet) March 8, 2022
Mediat e huaja bëjnë me dije se në Kiev dhe Kharkiv, dy qytetet kryesore që Rusia dëshiron të marrë patjetër, temperatura parashikohet të shkojnë deri në -20 gradë Celsius. Sigurisht që i ftohti i egër do të pengojë edhe avancimin e trupave ruse, por impaktin më të madh është e sigurt që do ta ndjejnë civilët, të cilët po largohen në masë nga Ukraina, për të shpëtuar jetën.
15:00- Ministri i Jashtëm rus flet me Vatikanin, çfarë u diskutua
Është raportuar se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka folur me Vatikanin.
Lavrov me sa duket parashtroi pozicionin e Rusisë për Ukrainën dhe shprehu shpresën për një raund tjetër të bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit, për të “kërkuar marrëveshje mbi problemet kryesore që qëndrojnë në themel të krizës në mënyrë që të ndalen armiqësitë”, raporton ministria e jashtme ruse.
Të dielën Papa tha se lufta po çonte në “vdekje, shkatërrim dhe mjerim” kur ai iu drejtua turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.
14:48-Biden pritet t’i japë goditjen e rëndë Rusisë, gati embargo për naftën e gazin rus
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA. Lajmin e bën të ditur CNN duke cituar burime tre burime nga brenda qeverisë.
SHBA pritet ta ndërmarrë këtë lëvizje në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjes midis shteteve evropiane lidhur me embargon për naftën dhe gazin rus.
Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që mund të veprojnë pa konsensusin e aleatëve evropianë.
14:29-Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës
NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, shkruan CNN
Gjatë një konference për shtyp me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg vuri në dukje se situata në Ukrainë është e tmerrshme.
“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.
14:17- Bilanci tragjik i luftës, OKB: Më shumë se 400 civilë të vrarë, mes tyre 38 fëmijë
Sipas raporteve të zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, më shumë se 400 civilë janë vrarë gjatë sulmeve në Ukrainë. Por sipas OKB-së, numri i viktimave pritet të jetë më i lartë se sa është raportuar, BBC
Gjithsej 406 civilë, përfshirë 38 fëmijë, kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa janë plagosur 800 persona.
Sulmet ruse kanë shkatërruar më shumë se 200 shkolla, 34 spitale dhe 1,500 shtëpi. Gjithashtu sipas OKB-së, 10,000 studentë të huaj – veçanërisht nga India, Kina dhe Gjiri Persik janë bllokuar në vend nga luftimet.
14:05 – “Heroi i vogël”, 11 vjeçari udhëtoi i vetëm nga Ukraina për në Sllovaki për ti shpëtuar luftës
Lufta në Ukrainë ka sjellë pamje prekëse nga largimi qytetarëve për të shpëtuar nga bombardimet ruse.
Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një 11 vjeçar pasi ka udhëtuar 1200 km ka arritur në Sllovaki për të qenë më i sigurtë, nga Ukraina lindore.
I mituri me vetëm dy çanta të vogla në krahë, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij, pasi vogëlushit iu desh që të largohej i vetëm nga banesa e tij në Zaporizhzhia sepse nëna e tij nuk mund të linte nënën e saj të moshuar.
Ajo e hipi në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, u ndihmua nga doganierët. Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte fituar të gjithë me buzëqeshjen e tij.
13:46- Shuma më e lartë nga të gjithë, Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë për ushtrinë ukrainase
Leonardo DiCaprio ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani.
“Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.
12:46 – Heroizmi i Zelenskit po përballet me “vijat e kuqe” të Perëndimit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky cilësohet si ndërgjegjja morale e Perëndimit – me videot e tij të përditshme që nxjerrin në pah heroizmin e vendit duke treguar një rezistencë të fortë ndaj pushtimit rus.Zelensky po shkon gjithnjë e më shumë drejt realitetit të ashpër të luftës: Presidenti Joe Biden dhe liderët europianë po përballen me vija të kuqe politike dhe gjeopolitike të presidentit rus Vladimir Putin.
Rritja e çmimeve të naftës po luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftë:
A do ta shkatërrojë presioni perëndimor ekonominë ruse dhe do të detyrojë Putin të heqë dorë përpara se Ukraina dhe populli i saj të shkatërrohen ose largohen nga vendi?
Dhe për sa kohë do të rezistojë opinioni publik në SHBA dhe Europë?
Thirrjet prekëse të Zelensky kanë ringjallur Perëndimin nga gjumi i pas Luftës së Ftohtë dhe kanë mahnitur botën me mbrojtjen ndaj demokracisë.
10:24 – “Po lenë kockat në tokat tona”, Ukraina: Kemi vrarë 13 mijë rusë, qindra tanke të shkatërruar
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë bilancin e humbjeve që i kanë shkaktuar armikut rus. Deri më tani sipas përditësimit kanë vrarë 12 mijë ushtarë, shkruan skynews
Më shumë se 300 tanke, si dhe 1036 automjete ushtarake të blinduara janë shkatërruar, sipas forcave ukrainase.
Rikujtojmë që Rusia njoftoi javën e kaluar se 498 trupa rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve.
The enemy’s losses. Operative information from General Headquarters.
– military personnel: more than 12 thousand people;
– tanks: 303;
– armored fighting vehicles: 1036;
– artillery systems: 120;
– multiple launch rocket systems: 56;
– units of air defense equipment: 27;— SSSCIP Ukraine (@dsszzi) March 8, 2022
Bilanci;
–personel- më shumë se 12 trupa
– tanke- 303
– mjete të blinduara ushtarake: 1036
– sisteme artilerie: 120
-raketa: 56
– sisteme të mbrojtjes ajrore- 27
10:06 – Ministri britanik “zbërthen” ushtrinë e Putinit: Janë të dëshpëruar, po shohim nëse avionët e Polonisë do të fluturojnë për Ukrainën
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha në BBC se forcat e Vladimir Putinit po “bëhen më të dëshpëruara” dhe se “bota po sheh se si rusët thjesht dyfishojnë brutalitetin”.
Ai tha: Rusia nuk ka bërë ende përparimet e saj, është dita e 13-të. Autokolona në veri për të cilën kemi folur shpesh është ende goxha e bllokuar, dua të them me të vërtetë e mbërthyer, kështu që nuk po përparon.
Sipas Wallace, Mbretëria e Bashkuar do të rrisë sasinë e ndihmës vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, detajet për të cilat ai do të shpallë në Parlament të mërkurën, dhe po ndihmon në organizimin e shpërndarjes së ndihmave përmes NATO-s dhe vendeve të tjera të BE-së.
Në temën që Polonia mund të furnizojë avionë për luftën në Ukrainë, ai tha se po zhvillohet një debat në këtë moment nëse Polonia do ta bëjë këtë.
“Anglia nuk mund të furnizonte avionë drejtpërdrejt në Ukrainë, ne nuk kemi të njëjtin lloj avionësh luftarakë që ata fluturojnë, MiG-29 dhe të tjerë… Pikëpamja jonë është se i takon Polonisë në baza dypalëshe të vendosë nëse do të mbështesin Ukrainën”, duke shtuar se Britania e Madhe do të mbështeste Poloninë si një aleat të vjetër.
09:36- Koha për tu larguar nga rreziku, nis evakuimi i civilëve nga Sumy
Pas njoftimit të hapjes së korridoreve humanitare nga Rusia, bëhet me dije se ka nisur evakuimi i civilëve nga Sumy, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC
Armëpushimi pritet të zgjasë nga ora 09:00 deri në 21:00 me orën lokale. Autobusët me të evakuuarit do të udhëtojnë në jug përgjatë rrugës nga Sumy në Poltava – një qytet ukrainas 175 km në jug të vendit.
Green corridor from Sumy to Poltava. Keep an eye. More attention, less chances it will be shelled. pic.twitter.com/6zSyj5cdD5
— Nataliya Gumenyuk (@ngumenyuk) March 8, 2022
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Irina Vereshchuk tha se ata po planifikojnë të evakuojnë gjithashtu studentët nga India, Kina dhe vende të tjera.
Kryetari i bashkisë së Lviv është shprehur të martën se qyteti, i vendosur në Ukrainën perëndimore, e ka thuajse të pamundur që të sigurojë ushqim dhe strehim për rreth 200,000 ukrainas të zhvendosur nga pjesët e vendit të shkatërruara nga lufta.
“Rreth 200,000 ukrainas kanë mbërritur tashmë në Lviv. Gra, fëmijë, të moshuar, të fshehur nga bombardimet, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ne i akomodojmë të gjithë duke ofruar ushqim dhe gjithçka të nevojshme. Por trenat vijojnë të vinë dhe numrat po rriten”, tha Andriy Sadovyi në një viedo-mesazh.
Ai u kërkoi organizatave ndërkombëtare të ofrojnë ndihmë “në Lviv, në Ukrainë”.
Në një deklaratë të bërë të hënën, Sadovyi u shpreh se qyteti po arrinte kufirin e kapacitetit të tij. Rreth 440 objekte kulturore dhe arsimore në Lviv po përdoren për të strehuar personat e zhvendosur, së bashku me 85 ndërtesa fetare.
09:10- “Nuk e dinin që po i nisnin në luftë”, nënat dhe gratë ruse telefonojnë në Ukrainë: A kemi gjallë?
Familjet ruse i drejtohen linjës telefonike ukrainase në kërkim të dëshpëruar për ushtarët e humbur
“Më falni që ju shqetësova, po ju telefonoj në lidhje me vëllain tim.”
“A keni ndonjë informacion për burrin tim?”
“Përshëndetje linjë telefonike, a është ky vendi ku mund të zbuloni nëse një person i imi është gjallë?”
Këto janë pjesë nga regjistrimet audio të bëra në një linjë telefonike të drejtuar nga qeveria ukrainase .
Nënat dhe baballarët, gratë, vëllezërit e motrat dhe të tjerët janë të angazhuar në një kërkim të dëshpëruar për të dashurit e tyre ndërsa lufta e Rusisë me Ukrainën zgjatet në dukje pa fund.
Në regjistrimet e ndara ekskluzivisht me CNN nga zyrtarët ukrainas që operojnë linjën telefonike, dëshpërimi dhe pasiguria në zërat e telefonuesve hedhin dritë mbi atë se sa fort Moska po i kontrollon komunikimet rreth luftës.
08:57- Banka Botërore miraton paketën emergjente prej 720 milionë dollarësh për Ukrainën
Banka Botërore ka miratuar një paketë emergjente prej 723 milionë dollarësh të kredive dhe granteve për Ukrainën, shkruan CNN
Paketa përfshin një kredi prej 350 milionë dollarësh. Banka premtoi gjithashtu se do të punonte në miratimin e një pakete tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën. Gjithashtu Banka Botërore tha se do të ofronte ndihmë për fqinjët e Ukrainës që kanë strehuar refugjatët.
08:43- OKB kërkon korridore humanitare të sigurta për civilët në Ukrainë
Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë një kalim të sigurt për civilët që po largohen nga lufta dhe për dërgimin e ndihmave humanitare, shkruan BBC
OKB-ja dhe partnerët e saj kanë ofruar ushqim për qindra mijëra njerëz, por situata e ka bërë shumë të vështirë evakuimin. Deklarata vjen pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për pezullimin e evakuimit.
Griffiths u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kishte dërguar një ekip në Moskë për të siguruar ndihmën humanitar për më të rrezikuarit në Ukrainë.
08:16- Ish-shefi i lartë ushtarak bën deklaratën e fortë: NATO-s do të luftojë Rusinë
Imponimi i zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë ka qenë një temë e diskutueshme ditët e fundit, dhe një temë që liderët perëndimorë janë kundërshtuar.
Megjithatë, një ish-shefi i lartë ushtarak britanik ka thënë se ka ndryshuar mendimin e tij për këtë çështje dhe beson se mund të jetë e nevojshme.
Ai shtoi se Vladimir Putin i Rusisë ka të ngjarë të përgjigjet me kërcënime bërthamore, por se kërcënimet e tij ka të ngjarë të jenë të pakuptimta. NATO ka thënë se nuk do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi, duke thënë se kjo do të nënkuptonte kontakt të drejtpërdrejtë midis trupave të saj dhe forcave ruse – diçka që ka të ngjarë të përshkallëzojë krizën.
08:11- Forcat ruse sulmojnë një qytet në Ukrainë, 10 të vrarë mes tyre edhe fëmijë
Dhjetë persona janë vrarë nga një sulm ajror rus në qytetin verilindor të Sumy të hënën, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave (SES) në Ukrainë. Sipas një zyrtari ukrainas, në mesin e viktimave janë raportuar edhe dy fëmijë, shkruan BBC
Dmytro Zhyvytsky postoi një video në Facebook pas orës 23:00, ndërkohë që avionët luftarakë rusë sulmuan qytetin verilindor.
“Fatkeqësisht, mes të vrarëve ka edhe fëmijë”, tha Zhyvytsky.
“Po vriten fëmijë, nuk do ta falim kurrë këtë!”përfundoi ai.
08:09- Ukraina vret udhëheqësin e lartë dhe një grup oficerësh të ushtrisë ruse
Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në luftime pranë Kharkiv, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës. Në një deklaratë thuhet se gjeneralmajor Vitaly Gerasimov vdiq së bashku me një numër oficerësh të tjerë të ushtrisë, ndërsa të tjerë u plagosën. Ai thuhet se ka marrë pjesë në operacionet e mëparshme ruse në Çeçeni dhe Siri. Rusia nuk i ka komentuar këto pretendime.
Kjo vjen pasi zyrtarët perëndimorë thanë të premten se tre komandantë rusë ishin vrarë deri më tani; duke përfshirë një gjeneral tjetër, Andrei Sukhovetsky, i qëlluar me sa duket nga një snajper.
Ukraina gjithashtu pretendoi të hënën se më shumë se 11,000 personel rus kishin vdekur deri më tani në luftë – me 110 avionë të shkatërruar.
/abcnews.al