Koha për tu larguar nga rreziku, nis evakuimi i civilëve nga Sumy

schedule09:36 - 8 Mars, 2022

schedule 09:36 - 8 Mars, 2022

Pas njoftimit të hapjes së korridoreve humanitare nga Rusia, bëhet me dije se ka nisur evakuimi i civilëve nga Sumy,  sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC

Armëpushimi pritet të zgjasë nga ora 09:00 deri në 21:00 me orën lokale. Autobusët me të evakuuarit do të udhëtojnë në jug përgjatë rrugës nga Sumy në Poltava – një qytet ukrainas 175 km në jug të vendit.

Më herët Moska kishte propozuar evakuimin e ukrainasve në Rusi, por kjo u refuzua nga Ukraina si një manipulim dhe propagandë që do të vendoste në rrezik jetën e njerëzve. Ndërkohë pala ukrainase u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të respektojnë marrëveshjen për armëpushimin.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Irina Vereshchuk tha se ata po planifikojnë të evakuojnë gjithashtu studentët nga India, Kina dhe vende të tjera.

/abcnews.al