723 civilë janë evakuuar përmes një korridori humanitar nga qyteti Sumy në Ukrainë, ka raportuar RIA, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, shkruan Skynews.
Korridori humanitar çon qytetarët nga Sumy në Ukrainën verilindore, në Poltava, në pjesën qendrore të vendit.
Lexo edhe: Çfarë do të ndodhë nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Europë?
Agjencia ruse e lajmeve raportoi gjithashtu se ministria e mbrojtjes e vendit tha se ishin propozuar 10 rrugë, megjithatë autoritetet ukrainase e kanë konfirmuar vetëm një të tillë.
Më herët, guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytsky tha se autokolona prej 20 deri në 30 makinash private po largohen nga qyteti. Gjithashtu po lejohen të largohen nga vendi qytetarët nga Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Kiev dhe Mariupol, përmes korridoreve humanitare./abcnews.al/


