Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës

schedule14:29 - 8 Mars, 2022

schedule 14:29 - 8 Mars, 2022

NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, shkruan CNN

Gjatë një konference për shtyp me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg vuri në dukje se situata në Ukrainë është e tmerrshme.

“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.

Në përgjigje të situatës, NATO ka forcuar praninë e trupave të saj në pjesën lindore të aleancës, shtoi Stoltenberg.

Ne kemi 130 avionë në gatishmëri të lartë. Mbi 200 anije në Mesdhe dhe 1000 trupa shtesë në rajon,” tha shefi i NATO-s.

NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj”, tha Stoltenberg.

Deri më tani, NATO ka refuzuar të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt,  duke përfshirë krijimin e një zone të ndalim-fluturimit.

/abcnews.al