Të paktën pesë persona janë vrarë në orët e fundit nga sulmet raketore ruse në Ukrainë. Tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në qytetin Dnipro ndërsa dy të tjerë u vranë në Kiev.
19 të tjerë janë plagosur në Dnipro ndërsa janë shkatërruar shumë ndërtesa, tha Sergiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.
“Tre persona u vranë në Dnipro, përfshirë një fëmijë. Nëntëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, katër nga ta fëmijë. Tetë persona janë hospitalizuar”, tha Lysak.
Këto qytete kanë qenë në shënjestër të sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./abcnews.al