Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet autori

schedule11:00 - 17 Mars, 2018

schedule 11:00 - 17 Mars, 2018

Një 40-vjeçar ka vrarë me sëpatë kushëririn e tij në Vlorë. Policia ka arrestuar autorin brenda pak orësh. Sherri mes tyre ka nisur për motive pronësie.

Konfliktet e vazhdueshme për vijën e ujit përfunduan me një vrasje mes kushërinjve.
Krimi ndodhi mëngjesin e së shtunës në fshatin Gumenicë të Bashkisë Selenicë.

Dilaver Veshaj në sherrin e fundit me Arben Veshajn e goditi me sëpatë këtë të fundit, duke e lënë të vdekur.
Trupi i 37-vjeçarit u gjet i pajetë 500 metra larg banesës.

40-vjecari u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia i zgjati shumë pak pasi u vu në pranga nga Policia e Vlorës.
Në mometin e arrestimit, autori ishte shumë i tronditur.

ABC News mësoi se Veshaj ka deklaruar se e vrava se donte të më vriste, por pa dhënë te tjera detaje rreth asaj çfarë ndodhi.
Të dy kushërinjtë ishin barinj.

Xhaxhai i viktimës, Sotir Veshaj, tha se autori e ka qëlluar fillimisht me pistoletë 37-vjeçarin dhe më pas e ka goditur me sëpatë. Gjithçka ndodhi në sy të djalit 7 vjeç të Arben Veshaj.

Sotir Veshaj: “E kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij. Djali është 7 vjeç. Ka qenë në dyqan kur ka qëlluar. Kanë dalë bagëtia. Ky ka ikur për në mal me gjithë djalin. Janë vërsulur qentë. Ky është mbrojtur viktima nga qentë, i ka qëlluar me shkop. Ai ka nxjerrë pistoletën e ka goditur me pistoletë dhe pastaje ka grirë me sëpatë. E ka qëlluar dy tre herë me sëpatë”.

Sipas burimeve nga policia mësohet se shkak i grindjes ishte një vijë uji që kalonte pranë pronave të tyre në vendin, ku mbanin bagëtitë, teksa edhe herë të tjera kishin patur konflikte, për këtë problem./abcnews.al