Vrasje makabre e dy të moshuarve në Greqi, autor i ngjarjes një shqiptar

schedule09:06 - 27 Tetor, 2020

schedule 09:06 - 27 Tetor, 2020

Policia greke ka shpallur në kërkim një shqiptar i cili akuzohet se ka vrarë dy të moshuar në ishullin e Kretës në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se viktimat e kësaj ngjarje makabre janë një çifti të moshuarish 82-vjeç dhe 79 vjeç, të cilët u gjetën të pajetë në 2 banesa të ndryshme.

Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin. E moshuara u gjet pa shenja jete, ku sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.

Ndërkohë në një shtëpi tjetër shumë pranë banesës së gruas, u gjet dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një valixhe.

Ndërkoaq autoritette greke vijojnë kërkimet për kapjen e shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.e.su./abcnews.al