Vrasja që tronditi Greqinë, media: Autorët po kërkohen te mafia shqiptare dhe gjeorgjiane

schedule20:01 - 13 Maj, 2021

schedule 20:01 - 13 Maj, 2021

Asnjë i arrestuar për vrasjen makabre në Glyka Nera pranë Athinës, ku një 20-vjeçare u mbyt nga grabitësit përpara syve të foshnjës, ndërsa burrin, hajdutët e lidhën.

“CNN” grek një nga artikujt për krimin e hap me dyshimet që kanë autoritetet se vrasësit mund të jenë shqiptarë ose gjeorgjianë. “Autoritetet policore po kërkojnë në mafien shqiptare dhe gjeorgjiane për autorët” theksohet në shkrim.

Natyra e egër e grabitjes, e cila çoi në vrasjen e një nëne të re para burrit dhe foshnjës së saj, u faturohet autorëve të huaj, sipas hetuesve grekë.

Ata qëndruan në shtëpi për një kohë të gjatë. Ata nuk llogaritën gjurmët që lanë pas gjatë kontrollit për të gjetur paratë” u shpreh një nga hetuesit e dosjes.

Lexo edhe: VIDEO-3D, burrin e lidhën, si e mbytën grabitësit 20-vjeçaren greke në sy të foshnjës

Për oficerët, nuk ka dyshim se këta janë grabitës të skeduar dhe për këtë arsye, që prej ditës së djeshme, ata kanë vendosur përballë 32-vjeçarit që i vranë gruan disa foto nëse arrin të identifikojnë autorët, që është mjaft e vështirë, pasi ishin me maskë.

Charalambos Anagnostopoulos u ka dhënë oficerëve përshkrimin e tij të parë të asaj që ai përjetoi kur kriminelët hynë në shtëpi.

Papritmas i pashë para meje. Tre me kapuça. Fiziku i tyre ishte normal. Ata flisnin shumë mirë greqisht dhe vazhdimisht më thoshin “ku janë paratë?“. 32-vjeçari tha se ai nuk u rezistoi aspak kriminelëve dhe shumë shpejt zbuloi ku ishin paratë.

Policia ka ofruar 300 000 euro për çdokënd që jep informacione që çojnë në zbulimin e autorëve. Policia greke ka kontaktuar me palën shqiptare duke kërkuar informacion për disa persona./ db/Abcnews.al