Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Pogradec, burg për autorin/ Denis Meçe akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”

schedule12:46 - 13 Gusht, 2024

schedule 12:46 - 13 Gusht, 2024

Gjykata e Korçës, ka lënë në burg Denis Meçen, autorin e dyshuar të vrasjes së Egli Progës, pasditen e 10 gushtit në Pogradec. 29-vjeçari, u arrestua një ditë pas ngjarjes, me 11 gusht, pasi policia zbuloi se Egli Proga nuk ka vdekur pas një rrëzimi aksidental siç u raportua në fillim, por nga dhuna, që dyshohet të ketë ushtruar Denis Meçe, I cili është tashmë nën akuzën për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”.

Ndërkohë organi i akuzës në seancë, u shpreh se nëse do të arrihet të gjenden prova për motivet e ngjarjes, siç mund të jenë dyshimet për gjobëvënie, do të kemi një ndryshim akuze mbi 29-vjeçarin Denis Meçi.

Nga ana tjetër, Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia 3 personat e arrestuar për moskallëzim krimi, duke caktuar masën e sigurisë ‘detyrim parqaitje’, për Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Guçen.



Në ambientet e jashtme, ishin prezentë familjarë të viktimës, të cilët kërkuan drejtësi për Denis Meçen.

42 vjecari Elgi Proga u gjet ne rruge pa ndjenja pasditen e 10 gushtit ku pavarëisht se u dërgua në spitalin e Pogradecit, ndërroi jetë. Fillimisht u raportua si vdekje natyrale nga rrezimi, por me pas u zbulua se ishte nje vrasje.

Për këtë krim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ka urdheruar nje inspektim në drejtorinë vendore të policisë së Korçës nëse janë zbatuar detyrat e strukturave të rendit lidhur me këtë krim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!