Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Paskuqan/ RENEA kontrolle të shumta në terren, autori ende në arrati. Merren në pyetje disa persona

schedule10:56 - 9 Qershor, 2026

schedule 10:56 - 9 Qershor, 2026

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte, por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit Sadik Llani. Krahas zonës së Liqenit të Bovillës, Policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës.

Kontrollet e RENEA do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Policia ka gjetur makinën e autorit të braktisur në Bovillë, por brenda makinës nuk janë gjetur sende të kundërligjshme.



Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona, por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor.

Një ditë më parë, në Paskuqan, 39-vjeçari qëlloi për vdekje Ardian Baloshin, ndërsa policia ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacione të sakta për vendndodhjen e tij,

Në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja, ndërkohë që një prej plumbave i mori jetën 27-vjeçarit pasi u qëllua në kokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!