Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e tregtarit në Lushnjë/ SPAK nuk provon implikimin e Laert Haxhiut, çon për gjykim personin që ndihmoi në ekzekutimin e Besnik Hidës

schedule10:29 - 10 Korrik, 2026

schedule 10:29 - 10 Korrik, 2026

TIRANË– 7 vite pas vrasjes së tregtarit Besnik Hida, në 1 tetor të vitit 2019 në Lushnje, në Gjykatën e Posaccme do të nisë procesi gjyqësor. SPAK përfundoi hetimet për 3 persona, duke kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj në rolin e bashkëpunëtorit në vrasje dhe pushimin e ccështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash.

Dosja hetimore ka zbritur në shkallën e parë të gjyqësorit, ndërsa kërkesa e organit të akuzës do të shqyrtohet nga gjyqtare Alma Kodraliu, e cila do vendosë pranimin e kërkesës ose kthimin e akteve në SPAK për plotësim hetimesh.

Ardjan Ahmetaj, i arrestuar vitin e kaluar në Greqi do të gjykohet për tre vepra penale, si person që dyshohet se ndihmoi autorët në ekzekutimin me kallashnikov të Besnik Hida, në kohën kur ky ai konsumonte kafe në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës.



40 vjeccari u ekzekutua nga dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga Prokuroria e Posaccme për shkak se kanë qenë me maska, ndërsa Ardjan Ahmetaj ka patur rolin e ndihmësit.

Sipas SPAK, tre persona morën pjesë në vrasje, 2 prej te cilëvë u ngjitën në katin e dytë të lokalit dhe qëlluan për vdekje tregtarin si dhe Ardjan Ahmetaj i cili ka shoqëruar nga fillimi deri në fund autorët me automjetin e tij. Pas krimit të rëndë, ata kanë djegur automjetin bashkë me tre armë kallashikov, ndërsa më pas Ahmetaj është larguar drejt Greqisë përmes pikës së kalomit kufitar, atje ku është kapur nga policia.

Ky i fundit ështe dënuar në Greqi për “heqje të paligjshme lirie dhe “armëmbajtje pa leje”. Ahmetaj është marrë në pyetje nga autoritetet greke përmes letërporosisë, lidhur me vrasjen e Besnik Hidës, por ka mohuar përfshirjen në vrasje.

SPAK fillimisht pretendoi se në këtë ngjarje kriminale morën pjesë edhe Laert Haxhiu e Orgest Bilbili dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, megjithatë nuk arriti të provonte përfshirjen e tyre.

Viktima ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht më 11 tetor 2017 në të ashtuquajturën “masakra e Lushnjës”, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Për Masakrën e Lushnjes janë dënuar me burg përjetë Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili. Laert Haxhiu ndërkohë po gjykohet në Gjykatën e Posaccme edhe për një sërë veprash të tjera penale, proces gjyqësor i cili vijon ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!