Në Bruksel kanë shpërthyer protestat pas vrasjes së një personi me ngjyrë nga policia.
23-vjeçari i quajtur Ibrahim vdiq në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar në rrethana ende të paqarta. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.
Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Fillimisht, demonstrata u zhvillua paqësisht, por rreth orës 4:00 pasdite shpërthyen trazirat dhe disa njerëz filluan të hidhnin mjete të forta ndaj policisë.
Organizatorët e demonstratës u përpoqën të largonin turmën e njerëzve por nuk ia dolën dot. Në ndërkohë, xhami i një makine policie u thye dhe pati shpërthime zjarri në disa vende.
Disa grupe njerëzisht u drejtuan për në Place Liedts në Schaerbeek, ku thyen xhamat e stacionit të policisë.
Nuk ka ende asnjë njoftim nëse ka të arrestuar apo ndonjë të plagosur./abcnews.al