Gjykata e Apelit në Tiranë kë dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin. Ky i fundit së bashku me Ruzhdi Hodën vranë shitësin Agim Buçi në dyqanin e tij në Kamëz, disa vite më parë.
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar përfundimisht dhe bashkëpunëtorin e tij Ruzhdi Hoda me 26 vite burg.
Ngjarja kjo e ndodhur në prill të vitit 2018. Sipas hetimeve, Vladimir Kurti ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Agim Buci. Gjithashtu u plagos rëndë edhe bashkëshortja e tij, Rita Buci në tentativë për të larguar autorët e grabitjes. I pranishëm në biznesin e familjes Buci ishte edhe djali i mitur 6 vjeçar. Vijon…



