Vrasja e nënës 20-vjeçare, policia greke shpërblim 300 mijë euro “kokat” e autorëve

schedule17:29 - 11 Maj, 2021

schedule 17:29 - 11 Maj, 2021

Policia në Greqi ka identifikuar vrasësit e 20-vjeçares dhe ka vendosur një shpërblim për këdo që jep informacione rreth tyre.

Mediat në vend raportojnë se vendimi për shpërblimin e atyre që kanë informacione rreth vrasësve të nënës së re në shtëpinë e saj para bashkëshortit dhe fëmijës 11 muajsh, u nënshkrua sot nga Ministri i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis dhe Zëvendës Ministri i Financave Theodoros Skylakakis.

Njoftimi është si vijon: “Me Vendimin e Përbashkët Ministror të sotëm të Ministrit të Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis dhe Zëvendës Ministrit të Financave, Theodoros Skylakakis, u shpall një shpërblim monetar prej 300,000 € për ata që kanë informacione që mund të çojnë në arrestimin e autorëve të grabitjes dhe vrasjes së 20-vjeçares më 11 maj.”

Si ndodhi ngjarja tragjike

Krimi tronditës,  ndodhi në orët e para të mëngjesit  kur disa  grabitës me kapuç hynë në një shtëpi në Glyka Nera, Atikë. Fillimisht, autorët vranë qenin e familjes. Pastaj ata thyen dritaren e katit të parë  dhe hynë në shtëpi. Qëllimi i tyre ishte të vidhnin gjërat më me vlerë.

Ata më pas kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku ndodhej piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Pasi kanë lidhur 32-vjeçarin, personat e armatosur kanë shkuar në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja  dhe vajza e tyre 11 muajshe.

Grabitësit kanë torturuar 20-vjeçaren, dhe në fund e kanë vrarë duke e mbytur. sb/abcnews.al/