Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Gjykata cakton arrest shtëpiak për Aldo Kalemin dhe Dali Nelën

schedule12:28 - 25 Prill, 2026

schedule 12:28 - 25 Prill, 2026

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar arrest shtëpiak për Aldo Kalemin dhe Dali Nelën, dy të arrestuarit për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, ngjarje e ndodhur më 21 prill.

Aldo Kalemi mbërriti në gjykatë, ndërsa Dali Nela u përfaqësua nga avokati Bernard Aliko, për shkak se vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës.

Të dy këta shtetas janë ndaluar për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.



Hetimet kanë treguar se ngjarja ka nisur nga një konflikt i çastit mes viktimës dhe të plagosurit ku Endri Goxhaj ka shtënë me armë ndaj Nelës duke e plagosur.

Më pas dy vëllezërit Donaldo Nela dhe Marioldo Nela, të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim viktimës, i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Policia sekuestroi armë zjarri, municion, automjete, motomjete dhe celularë që pritet të shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!