Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur paraditen e së premtes ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar.
Sipas hetimeve, dyshohet se 35-vjeçari u konfliktua për motive të dobëta, me shtetasin Fation Cobelita (alias Fation Staka), i cili e ka plagosur.
Ndërsa shtetasi Renato Marku, 26 vjeç, ka shoqëruar në spital 35-vjeçarin dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.
Po nga veprimet rezulton se, rreth orës 10:20, 35-vjeçari mbërri i plagosur në këmbë me armë zjarri në spitalin e Laçit dhe mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Mjeku roje është proceduar penalisht, ndërsa dy shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim./abcnews.al


