Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Madridi “dhuron” titullin/ Real nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj rivalit Betis

schedule13:20 - 25 Prill, 2026

schedule 13:20 - 25 Prill, 2026

U mendua se do të shtynin deri në fund.

Yjet “merenges” thuajse gjithmonë kanë bërë kështu, por duket se këtë herë janë dorëzuar para kohe.

Reali I Madridit u ndal në barazim 1-1 në fushën e Betisit në La Liga, duke I bërë Barcelonës dhuratën e radhës.



Natyrisht, dhuratë pa dashje, apo I detyruar nga skuadra seviljane që luftoi fort dhe nuk u trondit nga goli shpejtë I shënuar nga Vinisius.

Trajneri mik Arbeloa kishte hedhur në fushë gjithë “artilerinë e rëndë”, por as Vinisius, as Mbape apo Valverde nuk mundën më shumë, edhe pse u përpoqën.

Gjithsesi, Betis luftoi fort.

Skuadra vendase bëri më shumë gjuajtje në total sesa madrilenët, ndonëse në kuadrat futi diçka më pak.

Po ashtu, pati më shumë zotërimin e topit, diçka jo e lehtë përballë talenteve që pati në krahun tjetër.

Gjithsesi, u duk se Reali po ia dilte edhe pse pa shkëlqim.

Avantazhi 1-0 u ruajt deri në minutën e katërt shtesë kur goditi Bejerin.

“Titulli ofrohet në pjatë të argjendtë, – është komenti domethënës I të përditshmes “Marka” nga kryeqyteti, – Madridi kthehet të zhgënjejë!”

E njëjta diçiturë në kopertinë nga “El Mundo Deportivo” në Katalonjë, që natyrisht feston, dhe shkruan se Barça mund të përfitojë nga gabimi I Madridit!”

Reali mbetet pa trofe dhe do të duhet të mendojë për sezonin tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!