Vrasja e Elton Javorit në Fier/ Policia: Pati shkëmbim zjarri, autori ndodhej në makinë me të vëllanë

schedule14:47 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 14:47 - 8 Dhjetor, 2023

Policia e Fierit ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen e Elton Javorit paraditen e së enjtes në lagjen “16 Prilli”. Sipas policisë, në automjetin tip Benz, në të cilin ndodhej autori i dyshuar Agim Gashi është qëlluar nga krahu i pasagjerit me armë zjarri në drejtim të Fuoristradës, në të cilën ndodhej Javori.

Ky i fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar disa herë në drejtim të Benzit. Nga hetimet nga rezultuar se në makinë me 35 vjeçarin Agim Gashi ndodhej edhe vëllai i tij 33 vjeçar, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë”, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis Agim Gashit dhe Elton Javorit./abcnews.al