Sondazh

 

Hita: Hetim për procedurat e Policisë/ Forcat “Shqiponja” në Maliq për të kapur të kërkuarin, vritet polici

schedule16:18 - 4 Qershor, 2026

schedule 16:18 - 4 Qershor, 2026

Procedurat e ndjekura për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari në Lozhan të Maliqit kanë hyrë tashmë në proces hetimi nga strukturat e Policisë së Shtetit. Në fokus të hetimit është edhe vendimmarrja operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë sw Korçës, përfshirë arsyet pse gjatë ndërhyrjes nuk u kërkua mbështetja e forcave speciale RENEA.

Operacioni i së enjtes, që u shndërrua në një nga ngjarjet më të rënda për Policinë e Shtetit në vitet e fundit, angazhoi rreth 40 efektivë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe jelekë antiplumb. Megjithatë, sipas drejtuesve të policisë, arma e përdorur nga autori kishte fuqi tejshpuese

43-vjeçari Violand Braçellari, i shpallur në kërkim dhe i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, fshihej në një stan në zonën e Lozhanit, ku policia kishte siguruar informacione se ai po qëndronte .



Sipas të dhënave paraprake, efektivët rrethuan objektin dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Por Braçellari, ish-ushtarak dhe njohës i mirë i armëve të zjarrit, iu përgjigj operacionit me breshëri. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa u plagos rëndë kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç, i cili vijon të marrë trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjatë kundërpërgjigjes së policisë u plagos edhe vetë autori. Ai u transportua fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas në Spitalin e Traumës, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë zbuluar se vetëm një ditë para operacionit, Braçellari ishte parë duke lëvizur i lirë në zonën ku banonte. Pas marrjes së informacionit, policia organizoi ndërhyrjen që do të përfundonte tragjikisht pak orë më vonë.E vetmja dëshmitare e drejtpërdrejtë e përplasjes me armë rezulton të ketë qenë nëna e 43-vjeçarit, e pranishme në stan në momentin e operacionit. Ajo është marrë në pyetje nga hetuesit dhe dëshmia e saj tashmë i është bashkëngjitur dosjes që po hetohet nga Prokuroria.Ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë eventuale institucionale, vrasja e efektivit Enea Mekolli konsiderohet një prej goditjeve më të rënda ndaj Policisë së Shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!