E marta nis me mbizotërimin e vranësirave të shumta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke bërë që te kemi momente të pakta me reshje shiu si fillim në zonat veriperëndimore dhe më pas parashikohet që të përfshijnë të gjithë territorin. Pritet që herë pas herë në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat qendrore të kemi edhe rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. Sa i përket zonave jugore, pritet që reshjet të jenë në sasi më të pakta.
Në orët e para të mëngjesit, temperaturat e ajrit vlerat minimale janë regjistruar deri në 4 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhatet nga 6-13 gradë celcius. Sa i përket orëve të mesditës, do të kemi rënie me të paktën 2 gradë, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në 19 gradë në vijën bregdetare. Sa i përket qyteteve të zonës së ulët, temperaturat do të jenë nga 17-18 gradë. Parametri i erës shfaqet herë pas here problematik duke bërë që të ketë shpejtësi edhe mbi 65/orë me dallgëzim të lartë në det.
Kosova
Gjatë orëve të paradites, republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dendësojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë edhe rrebeshe afatshkurtra. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen në orët e mesditës duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut të jenë prezente, më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të dendësojë dukshëm vranësirat dhe shirat në të gjithë territorin e MV KU priten edhe rrebeshe; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por ulen në orët e mesditës duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor.
Evropa
Britania e Madhe dhe Europa qendrore parashikohet të jenën nën dominimin e reshjeve të shiut të cilat herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa Lindja e kontinentit do të ketë me reshje dëbore. Po ashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu paraqitet pjesa më e madhe e Europës Jugore. Por me mot të qëndrueshëm parashikohet të jenë brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi. Gjithashtu përmirësohet moti në vendet nordike duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash./abcnews.al