Vranë me thikë 43-vjeçarin nga Korça në Selanik, arrestohen dy autorët

schedule09:58 - 7 Prill, 2021

schedule 09:58 - 7 Prill, 2021

Dy autorët e dyshuar të një vrasjeje që ndodhi në maj të vitit që shkoi në Selanik janë vënë në pranga. Me finalizimin e operacionit të koduar “Radaneci 2021” u dokumentua me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur 1 vit më parë në Selanik, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçari nga Korça Spartak Dervishi.

Lidhur me ngjarjen, është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T

Të arrestuarit janë O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë, të dy të dënuar më parë për vjedhje. Kujtojmë se më 18 maj të 2020, pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari Dervishi nga Korça.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim. sb/abcnews.al/