Vota kundër emigrantëve “bashkon” PD/ Nura: Alibeaj e Basha në garë për të tërhequr votat e PD. S’mund të dalin kundër se…

schedule23:45 - 6 Shkurt, 2025

schedule 23:45 - 6 Shkurt, 2025

Të gjitha fraksionet e PD janë rreshtuar pas Sali Berishës duke deklaruar votën e tyre kundër një amendamenti në Kodin Zgjedhor që detyron shtetin të paguajë postën e emigrantëve për votën e tyre nga jashtë. Ashtu si Berisha, edhe Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha kanë vendosur kushte.

Gazetari Artur Nura, në një intervistë për “Ora e Fundit”, e cilësoi këtë lëvizje të fraksioneve të vogla si një taktikë për të marrë votat nga PD. Sipas Nurës, Alibeaj dhe Basha e dinë shumë mirë që nuk mund të marrin votat e PS, ndaj janë në garë për ato të PD dhe s’mund të dalin kundër këtij qëndrimi.

“Fushata elektorale tashmë është në Evropë. Gara elektorale është përqendruar jashtë kufijve, mjafton të shihni faqet në rrjete sociale të deputetëve të të dyja anëve se janë gjysmën e javës në Evropë. Fakti që “bashkimi” i PD, si partia e Alibeajt, e Bashës bëjnë analizë se ku mund t’i marrin vota, dhe mesa duket votat majtas janë të garantuara. Ndihen të pazotë për të marrë votat e Ramës dhe bëjnë garë për të marrë votat e PD mëmë dhe s’mund të dalin kundër kësaj gjëje sepse mund të humbin elektorat.”, tha Nura.

Sipas tij, nëse nuk do të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të bënte të mundur pagimin e postës nga shteti, atëherë do të minimizohej vota e emigrantëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!