“Jo votim me dokumenta të huaja”, Celibashi kundër propozimit të PD: Sistemi i KQZ nuk i njeh

schedule11:34 - 4 Shkurt, 2025

schedule 11:34 - 4 Shkurt, 2025

Jo vetëm socialistët, por edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sheh ngërc në propozimin e partisë demokratike që emigrantët të votojnë me dokumenta të huaja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se sistemi actual i regjistrimit të emigrantëve nuk i njeh dokumentat e identifikimit që vijnë nga shtetet e huaja ndaj do duhet të ndërhyhet në PER apo të krijohet një sistem i ri.

“Nuk do më takon të komentoj propozimet që partitë kanë në lidhje me ndryshime të mundshme të kodit. Nëse bien dakord ato, ne kemi detyrimin për t’i zbatuar. PER është ndërtuar për të identifikuar dokumentet e identifikimit të lëshuara nga Republika e Shqipërisë. Nëse palët bien dakord që identifikimi mund të bëhet edhe përmes dokumenteve të tjera, do të duhet të bëhet një sistem tjetër ose të zhvillohet ky sistem.”

Mosdakortësi mes socialistëve dhe demokratëve nuk ka vetëm për diasporën por edhe për implementimin e votimit elektronik në Shqipëri, për të cilin Celibashi tha se nuk do të zbatohet në një qark të vetëm por do të implementohet në njësi të vogla administrative për të përmbushur në këtë mënyrë edhe detyrimin ligjore.

Ndër të tjera, Celibashi i bëri thirrje palëve politikë që në rast se do të ndërhyjnë në kodin zgjedhor ta bëjnë sa më parë pasi nësë lihen në fund të muajin mars nuk kanë asnjë dobi për komisioni qëndror të zgjedhjeve. Gjithashttu kërkoi edhe që të miratohet sa më parë fondi prej 150 milionë lekësh në mënyrë qe tu shpërndahet partive politike përpara nisjes së fushatës zgjedhore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!