Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 
Vodhën argjendarinë në Kamëz/ Vetëdorëzohet pas 5 ditësh një nga autorët

schedule10:55 - 21 Maj, 2026

schedule 10:55 - 21 Maj, 2026

Është vetëdorëzuar në polici një prej autorëve të grabitjes së Kamëz, të ndodhur rreth pesë ditë më parë.

Ai është Elez Hysa, 22 vjeç banues në Krujë. Ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Kujtojmë se autorët e maskuar hynë në argjendari me skafandër në kokë, të armatosur me kallashnikov dhe çekiç.

Nga pamjet e bëra publike nga policia më herët, shihet grabitja e tyre, ku pasi shkatërrojnë gjithçka, marrin bizhuteritë me vlerë dhe largohen me shpejtësi. Gjithçka ndodhi në pak sekonda.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!