Një tjetër makinë luksoze ka shpërthyer në flakë gjatë natës në lagjen “Partizani” në Vlorë. Policia thotë se ngjarja ka gjasa të jetë e qëllimshme, pasi pranë vendit, ku është djegur makina, janë gjetur gjurmë të lëndës djegëse. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit Spiro Pande, ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit Roland Deme, i cili e kishte në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar i gjithi dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al
Vlorë, shpërthen në flakë një makinë në lagjen “Partizani”
schedule08:45 - 11 Dhjetor, 2017
schedule 08:45 - 11 Dhjetor, 2017