Video/Vlorë, digjet makina në lagjen “Lirim”

schedule09:11 - 28 Nëntor, 2017

schedule 09:11 - 28 Nëntor, 2017

Një automjet ka marrë flakë në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia bëri të ditur se ka marrë njoftim rreth orës 02;35 për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen ”Lirim”.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës shkuan ne vendngjraje, ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip ”Jeep”, në pronësi të nje 20 vjeçari, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motorri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

https://youtu.be/ArfcrdK185o