Vlorë/ 8 familje dhe disa biznese largohen nga godinat: Do bëhen zyra të reja të Kadastrës

schedule10:17 / 20/01/2020

8 familje dhe disa biznese të vendosur pranë ish- shtëpisë së oficerëve në Vlorë po largohen nga godinat në të cilat po qëndronin. Largimi i banorëve po bëhet nga Policia Ushtarake.

Mësohet se godina i ka kaluar Kadastrës për shkak se do bëhen zyrat e reja. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se familjarët jetonin me qera, ndërsa kanë thënë se janë dakort për tu larguar nga banesat, por kërkojnë të sistemohen./abcnews.al

schedule10:17 / 20/01/2020