Vlora “ndizet” nga ngjyrat e folkut

schedule14:47 - 14 Maj, 2018

schedule 14:47 - 14 Maj, 2018

Vlora është përfshirë në një atmosferë festive. Grupet e folkut nga  Kosova, Bullgaria, Italia, Greqia kanë mbërritur në qytetin bregdetar për të marrë pjesë në një festival që ka për qëllim promovimin e sezonit turistik. Ky është festivali i 10 i këtij lloji që realizohet në Vlorë dhe organizatorët e kanë zhvendosur festën në shesh. 12 grupe pjesmarrëse veç performancës në skenë, kanë patur mundësinë të vizitojnë Vlorën dhe shijojnë resurset turistike në qytetit bregdetar./abcnews.al