Vllaznia konfirmon afrimin e dytë, Hristov “shkodran”

schedule12:27 - 10 Janar, 2020

schedule 12:27 - 10 Janar, 2020

Vllaznia po përgatitet në Ohër para nisjes së pjesës së dytë të kampionatit, ndërkohë që nesër do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Poradecit. Nga ana tjetër drejtuesit po punojnë për të përforcuar skuadrën.

Mevlan Adili është zyrtarizuar si lojtar i kuqebluve. Simeon Hristov, sulmuesi i majtë i aktivizuar te Borec në Maqedoninë e Veriut, mund të konsiderohet lojtar i Vllaznisë. Postimi i fundit i klubit shkodran flet qartë.

“Në foto janë dy lojtaët që i janë bashkuar së fundi ekipit të Vllaznisë në stërvitjet që ajo po zhvillon në Ohër, pikërisht mbrojtësi Mevlan Adili dhe sulmuesi Simeon Hristov”, shkruhet në postimin e klubit shkodran në “Facebook”. /abcnews.al

Mevlan Adili dhe Simeon Hristov