Vllaznia gjen sulmues në Itali, ish-lojtari i Chievos mbërrin sot në Shkodër

schedule08:36 - 27 Qershor, 2021

schedule 08:36 - 27 Qershor, 2021

Vllaznia e shiti Ismael Dungan që në nisje të sezonit të shkuar dhe Haris Dilaver mbajti peshën më të madhe në sulm në pjesën e mbetur të edicionit. Në këtë merkato drejtuesve u lind detyra të gjejnë një tjetër sulmues dhe duket se e kanë bërë detyrën.

Ngissah Bismark do të jetë lojtari i ri i Vllaznisë. Deri në fund të sezonit 23-vjeçari ka qenë në pronësi të Chievos, por me nisjen e merkatos palët kanë vendosur të ndahen dhe kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje.

 

Vllaznia ka arritur ta bindë dhe kanë gjetur akordin për këtë lëvizje. Drejtuesit e shkodranëve konfirmojnë se Bismark mbërrin sot në Shkodër për të finalizuar këtë lëvizje. Ganezi ka qenë pronë e Chievos që në vogëli, por asnjëherë nuk mundi të debutojë me ekipin e parë.

Në pjesën më të madhe të karrierës, Bismark ka luajtur në Serie C si i huazuar. Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Pro Sesto, ku luajti në 10 ndeshje, 2 prej të cilave nga minuta e parë dhe shënoi një gol. Sezoni më i mirë i sulmuesit është ai 2018-2019 kur shënonte 4 gola me Virtebese Castrense. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!