“Vlejnë dy euro”, Beatrix Ramosaj reagon pas fotos së Borës dhe Donaldit

schedule11:19 - 29 Gusht, 2022

schedule 11:19 - 29 Gusht, 2022

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes pasi u panë bashkë në Sunny Hill Festival. Ishte Semi Jaupaj, e cila ndau një fotografi ku shiheshin të përqafuar të tre së bashku. “Bashkë përgjithmonë”, shkroi këngëtarja krahas fotos.

I menjëherëshm ka qenë dhe reagimi i Beatrix Ramosaj, e cila krijoi një lidhje me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por që përfundoi menjëherë pas përfundimit të reality show-t. Ajo ka ndarë disa fotografi nga festivali Sunny Hill, por vëmendjen e mori komenti që ka lënë.

“2 euro”, ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar se i referohet ish të dashurit të saj dhe Borës. Një ndjekëse i ka shkruar: “Disa vlejnë 2 €, disa janë të paçmueshme”, së cilës këngëtarja i është përgjigjur menjëherë. “Damn! 😝❤️ E rond! Hahaha të dua!”, ia ka kthyer Trixa.

Kujtojmë që, kur u pyet disa muaj më parë për thashethemet që qarkullonin se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar, Trixa tha se iu uronte jetë të lumtur.